Sociologia: Varësia që krijojnë rrjetet sociale është njësoj si droga

Sociale | 3 vite më parë

TiKTok është një nga aplikacionet më të përdorura nga grup-mosha 12-19 vjeç, ku shumica e të rinjve arrijnë deri në atë pikë sa të bëhen të varur nga ky rrjet social.

Për sociologen Eva Sinanaj varësia që krijojnë rrjetet sociale është njësoj si droga dhe alkooli. E ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH varësia nga rrjetet sociale janë  sfidat e shoqërisë në kohët e sotme.

“Në fakt problem janë vetë prindërit, pasi shumë studime tregojnë se të rriturit mbi 25 vjeç kalojnë 3-4 orë kohë në ditë në rrjetet sociale. Ky target grup janë individë që janë aktivë në shoqëri, kanë familjet e tyre dhe ata harxhojnë këtë kohë duke lënë pas dore punën, familjen, edukimin ose nuk janë aktiv me miqtë real të tyre. Varësia nga rrjetet sociale sjell të njëjtën kënaqësi në organizmin e njeriut si përdorimi i drogës apo alkoolit, aq e madhe është dopamina në trup sa krijon vaksinë. Janë sfidat e shoqërisë varësia nga rrjetet sociale”, tha Sinanaj.

Edhe specialisti i IT, Ardit Gavani tha se TikTok është krijuar për të nxitur varësi dhe konsiderohet sot si armë kibernetike lidhur me marrjen e të dhënave.

“Kush ka një llogari në TikTok duhet ta mbylli sepse ky aplikacion konsiderohet mat e rrezikshëm nga ana psikologjike dhe është konsideruar dhe si armë kibernetike lidhur me marrjen e të dhënave. TikTok është krijuar për të nxitur varësi, është mënyra e programimit me video të vogla dhe të shpejta. Shumica e influencerave në TiKTok po shkojnë drejt biznesit dhe shumë vende po tentojnë ta mbyllin për shkak të problematikave që sjell. Aty ka shumë video nga persona të ndryshme që nuk kujdesen shumë për përmbajtjen e videove të tyre dhe shumica janë abuzuese. Shumica e personave që bëjnë TikTok krijojnë famë boshe dhe nuk kanë shkollimin e duhur. Përtej bllokimeve që mund t’i bëhet aplikacionit, krijojnë një karrierë boshe pasi nuk është e bazuar në aftësi. Jam kundër teknologjisë gjithë kohës, njerëzit duhet të shijojnë jetën reale të dalin dhe të bëjnë sporte”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme