Sot provimi i matematikës – Publikohet teza në rrjetet sociale, maturantët: Nuk shërbeu

Aktualitet | 1 vit më parë

Mbi 27.000 maturantë i janë nënshtruar këtë të martë provimit të detyrueshëm të matematikës. Edhe pse gjithçka ka nisur normalisht, duke iu përmbajtur me përpikmëri rregullores së Maturës Shtetërore, pas 45 minutash nga nisja e provimit ka qarkulluar në rrjetet sociale teza e provimit A dhe B.

Të pyetur pas testimit, maturantët konfirmojnë se pyetjet e tezës së publikuar kanë qenë të njëjta me ato që kanë dhënë në provim, edhe pse kjo nuk u ka shërbyer për zgjidhjen e ushtrimeve.

“Jo nuk kisha telefon me vete, i kishim dorëzuar. Nuk ishim fare në dijeni për daljen e tezës”, shprehen maturantët.

Të 60 pyetjet e provimit kanë qenë me alternativa dhe zhvillim, ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, dhe maturantët janë shprehur se koha e vendosur në dispozicion prej 2 orësh e gjysmë ishte e mjaftueshme për të zgjidhur gjithçka.

“Ishte i vështirë, por shkoi mirë”, shprehen maturantët.

Vështirësia e pyetjeve në provimet e Maturës Shtetërore është e përshkallëzuar sipas nivelit të nxënësve. 40% e pyetjeve janë për nivelin 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që ndajnë nxënësit e notës 9 nga ata të notës 10.

Gjashtë ditë më vonë, më 24 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të maturës, atij të lëndës me zgjedhje.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme