Southgate para Angli-Senegal: E dimë se çfarë na pret

“Ne kemi parë rritjen e nivelit të futbollit në mbarë botën në këtë kompeticion. Historikisht Amerika e Jugut dhe Evropa kanë qenë dominuese, por ne pamë në fazën e grupeve që kombet arabe, afrikane dhe aziatike arritën rezultate të shkëlqyera. Ata të gjithë kanë lojtarë të talentuar dhe një organizim të mirë dhe trajnerët në të gjithë botën tani janë të një standardi shumë të lartë”.
Kështu Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Senegalit për fazën e 16-shes së Kupës së Botës. Duke folur për kundërshtarët e tyre, trajneri i Anglisë shton: “Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe kanë një strukturë të shkëlqyer. Janë vërtet mbresëlënës. Cisse ka bërë një punë fantastike. Ishte shumë për të ardhur keq që nuk u kualifikuan nga grupi në Rusi dhe e bënë këtë me meritë këtë herë. Ne e dimë saktësisht shkallën e detyrës që na pret nesër”, thekson Southgate.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



