“SPAK ka nisur procedim penal ndaj Berishës”, Balla: Grabitës i kompleksit Partizani

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit ndaj Kryetarit të Partisë Demorkatike të zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
Balla ka dekaruar se disponon informacione se SPAK se ajo ka nisur procedimin penal ndaj Berishës, lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në Tiranë dhe bëri em dije se më 24 qershor do depozitoj në SPAK dokumente shtesë lidhur me këtë çështje.
“Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.
Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. Dhe përsëri vazhdoj t’i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




