SPAK sekuestron pasuri me vlerë 12 milionë euro. Dyshohet se u përfituan nga aktivitetet kriminale, vendimi pas operacionit “Ura“
Prokuroria e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive me vlerë 12 milionë euro në Durrës, vendim që erdhi pas realizimit të operacionit ndërkombëtar “Ura“, i cili u realizua gjatë muajit maj të këtij viti.
10 prej pasurive të sekuestruara janë prona të Elvis Doçit dhe familjarëve te tij, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili i shpëtoi arrestimit dhe ndodhet në arrati. Pasuritë e tjera janë në emër të Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit.
Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme. Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë: truall, ndërtesa, njësi etj.
Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafies, me mbështetjen e Eurojust.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




