Spalletti “djeg” Kolo Muani: Ka një arsye pse nuk luan prej 2 vitesh, duam sulmues tjetër!

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Trajneri i Juventusit është treguar i ashpër me sulmuesin francez që shpërdoroi një rast flagrant në ndeshjen kundër Frosinone.

“Do të preferoja që skuadra të tregonte se ka një identitet dhe e bëri, por në disa momente jemi të lehtë dhe nuk jemi në gjendje të ruajmë përqendrimin e duhur. Duhet punë për këtë”, – tha trajneri Luciano Spalletti pas fitores 0-1 në fushën e Frosinone, që e ai e quajti një skuadër të fortë.

Pastaj komenti për sulmuesin Kolo Muani: “Shkuam e morëm, sepse e dimë vlerën e tij. E kemi parë më parë dhe e dimë kush është, por duhet të kuptojë se ka dy vite që nuk luan dhe për këtë ka një arsye. Ndonjëherë beson se është në një nivel të jashtëzakonshëm, kurse herë të tjera duket sikur ka humbur diçka. Natyrisht, është i fortë fizikisht dhe mban topin, por në këto ndeshje duhet të shënojë”.

Në fund, sa i takon merkatos, trajneri i Juventusit theksoi: “Sulmuesi që po kërkojmë ka karakteristika të tjera nga Kolo Muani. Në këtë ndeshje kishte hapësira, por nuk i shfrytëzuam”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme