Spanja në ankth, Fermín rrezikon Botërorin

Fermín rrezikon të humbasë Kupën e Botës 2026 për shkak të një dëmtimi në metatarsalin e pestë të këmbës së djathtë. Analizat e kryera ndaj lojtarit të Barcelonës gjatë ditës së sotme kanë evidentuar një thyerje në atë pjesë të këmbës duke shpjeguar dhimbjet që kishte lojtari gjatë ditëve të fundit.
Për të rikthyer gjendjen si më parë lojtarit i duhet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të rikuperonte frakturën. Por periudha e rikuperimit pritet të jetë 6-8 javë dhe me shumë mundësi do të detyrojë lojtarit të heqë dorë nga Botërori 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




