Spanjë, përsëritet makthi, del nga shinat treni në Katalonjë, raportohen 20 të plagosur

Europë | 9 muaj më parë

Vetëm 48 orë pas tragjedisë hekurudhore në Andaluzi, alarmi është ndezur sërish në Spanjë. Një tjetër tren ka dalë nga shinat mbrëmjen e sotme pranë Gelidës, në rajonin e Katalonjës, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 20 personave.

Sipas informacioneve paraprake, pesë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga vendngjarja, të cituara nga mediat spanjolle, bëjnë me dije se shkaku i aksidentit ka qenë shembja e një muri mbajtës në momentin kritik kur treni po kalonte në atë segment.

Infrastruktura duket se ka ceduar për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Dyshimet kryesore të hetuesve lidhen me shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Katalonjën gjatë ditëve të fundit, të cilat mendohet se kanë gërryer bazamentin ose kanë dobësuar strukturën e murit mbajtës.

Java e zezë për hekurudhat spanjolle

Ky incident rëndon edhe më tepër bilancin e sigurisë hekurudhore në vend, duke ardhur vetëm dy ditë pas një aksidenti tjetër të rëndë në jug të Spanjës. Autoritetet janë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të nisur hetimet e plota mbi sigurinë e linjës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme