Spiropali: Anëtarësimi në BE, proces transformues, objektiv strategjik kombëtar dhe prioriteti numër një i Kuvendit

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti të mërkurën në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE- Shqipëri të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Tiranë, për zhvillimin e mbledhjes së 18-të të këtij Komiteti.

Kryetari i Komitetit, Marco Tarquinio, e informoi Kryetaren Spiropali mbi  ecurinë e mbledhjes së Komitetit dhe diskutimet me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit në BE, si një proces transformues, objektiv strategjik kombëtar dhe prioriteti numër një i Kuvendit, pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të 15 tetorit, për vijimin e reformave të pakthyeshme integruese e demokratizuese, garantimin e pavarësisë së pushteteve, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkushmërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme