Spiropali takohet me Gonzaton: Shqipëria në BE në vitin 2030, projekt ambicioz, por real

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë.
Me këtë rast, Spiropali u shpreh se Shqipëria në BE në vitin 2030, është një projekt ambicioz, por real. Kuvendi, të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Kuvendi është i vendosur të udhëheqë me sukses procesin e suksesshëm të anëtarësimit në familjen evropiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës.
Opozita është e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit, sepse çdo perspektivë për Shqipërinë europiane vlen, duke respektuar përgjegjësitë dhe etikën demokratike e parlamentare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




