Sportistët elitarë dhe Manastirliu shpërndajnë dhurata për fëmijët

Në prag të festave të fundvitit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, së bashku me sportistët aletja Luiza Gega, peshëngritësit Erkand Qerimi dhe Briken Calja, taekuondisti Juirdo Cani, atleti Izmir Smajlaj dhe Indrit Çullhaj i sportit judo, në një atmosferë festive, kanë shpërndarë dhurata në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë.
Duke uruar fëmijët, Ministrja Manastirliu foli edhe për transformimin e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në një qendër me më shumë aktivitete sociale. “Jam shumë e lumtur që sot jam këtu, në këtë ditë festive. Ne do të bëjmë akoma më shumë që kjo qendër të mund të transformohet në një qendër që t’ju ofrojë më shumë aktivitetet social, kulturore dhe edukative që t’ju përgatisim jo vetëm për të sotme por edhe për të nesërmen. Gëzuar festat”,- tha Manastirliu.
Instituti Kombëtar i Nxënësve që nuk Dëgjojnë ka gjithësej 76 nxënës që marrim mësim në këtë Institut, nga klasa e parë deri në klasën e 11- gjimnaz. Programet mësimore janë si të shkollave të zakonshme, por mësimi bëhet nëpërmjet gjuhës së shenjave. Gjithashtu nxënësit marrin dhe formim profesional ne 3 module profesionale: Rrobaqepësi, Zdrukthtari dhe Parukeri. Janë 9 klasa të Arsimit 9- vjeçar dhe 3 klasa të gjimnazit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




