Sportistët rusë, kundër IOC

Përfaqësuesit e sportistëve në Komitetin Olimpik Rus vendosën “njëzëri” të mos marrin pjesë në takimin midis drejtuesve të IOC dhe komisioneve të sportistëve të komiteteve olimpike kombëtare, “për të diskutuar rekomandimet për pjesëmarrjen e sportistëve rusë në aktivitetet ndërkombëtare, të cilat janë miratuar më parë dhe bërë publike nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në një shënim, këto rekomandime përkufizohen si “diskriminim etnik” ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë, “një sinjal i qartë se sporti ndërkombëtar po kthehet në një instrument lojërash politike”. Sportistët rusë kanë deklaruar se ata janë viktima të një diskriminimi etnik.
FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka vendosur që asnjë skuadër kombëtare ruse apo bjelloruse të mos marrë pjesë në asnë aktivitet të saj. Pilotët rusë dhe bjellorusë, si individë, do të pranohen të garojnë vetëm si përfaqësues neutralë, nën flamurin e FIA-s. Këto rregulla do të zbatohen deri në një vendim të ri, si rrjedhojë e zhvillimeve të luftës në Ukrainë. Këtu bëhet fjalë për pilotin rus Mazepin, të skuadrës Haas.
Lufta në Ukrainë ka sjellë edhe viktimat e para në sport. Fifpro ka deklaruar vdekjen e dy futbollistëve gjatë konfliktit në Ukrainë. Bëhet fjalë për Dmytro Martynenko, 25 vjeç, sulmues i Hostomel dhe 21-vjeçarit Vitalii Sapylo, ushtarak dhe lojtar i Karpaty. Martynenko është vrarë nga një bombë që ka rënë në shtëpinë e tij. Ndërsa Sapylo, një komandat ushtrie, përveçse futbollist, është vrarë gjatë një beteje në mbrojtje të Kievit. Bota e sportit qan edhe humbjen e Yevhen Malyshev, anëtar i kombëtares ukrainase, në garën e biathlon. 20-vjeçari ka humbur jetën gjatë luftimeve në Kiev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




