Starmer dhe Macron nënshkruajnë pakt bërthamor: Paralajmërim për armiqtë tanë

Një pakt i rëndësishëm koordinimi mbi përdorimin e përbashkët të mjeteve të tyre përkatëse bërthamore është nënshkruar tw enjten midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Marrëveshja u finalizua në samitin midis Kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, i mbajtur në bazën ushtarake Northwood, pak jashtë Londrës.
Sipas Kryeministrit Starmer, ky pakt shërben si një “paralajmërim për kundërshtarët tanë”. Ai theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se tani, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, armiqtë e dy kombeve “e dinë se dy kombet tona do të reagonin së bashku” – automatikisht – ndaj një sulmi hipotetik jokonvencional kundër njërit prej tyre.
Kjo deklaratë zyrtare shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin strategjik midis dy fuqive bërthamore evropiane, duke synuar forcimin e aftësisë së tyre parandaluese dhe sigurisë reciproke. ANSA
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




