Statuja ikonike e Winston Churchill në Londër vandalizohet me grafite, policia britanike arreston autorin

Policia britanike arrestoi një burrë 38-vjeçar pasi statuja e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit në Londër u spërkat me grafite pro-palestineze.
Ai akuzohet për dëmtim me motive raciste dhe për mbështetje të një organizate të ndaluar sipas Aktit të Terrorizmit.
Grafitet përfshinin slogane si “Lironi Palestinën”, “Ndaloni gjenocidin” dhe “Globalizoni intifadën”.
Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe nisën pastrimin e monumentit.
Zyra e Kryeministrit Keir Starmer e quajti aktin “krejtësisht të neveritshëm” dhe theksoi se autori duhet të mbahet përgjegjës.
Aktivisti holandez Olax Outis mori përgjegjësinë për veprimin në një mesazh të pararegjistruar, duke u identifikuar si pjesë e një grupi që mbështet aktivistët e akuzuar për sulme ndaj një fabrike të mbrojtjes izraelite në Britani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.








