Stoltenberg: NATO do të sigurojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Rajon | 3 vite më parë

Ministrat e Jashtëm të Aleancës së Atlantikut do të diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendi tensionet dhe retorikën nxitëse në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe incidentet e dhunës në Kosovë, përfshirë edhe sulmin në Banjskë.

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, porositi Stoltenberg, duke premtuar se aleatët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ulur tensionet.

Në takimin dyditor që mbahet sot dhe nesër (28 dhe 29 nëntor), ministrat e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të shqyrtojnë  mundësinë që shtimi i numrit të ushtarëve të bëhet afatgjatë, kjo për shkak të sulmit në Banjskë.

Gjithashtu pritet që ministrat e NATO-s të shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve ushtarake për pjesëtarët e KFOR-it.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme