Studimi i ‘Barcelona Institute for Global Health’: 47.000 viktima të vapës në Evropë vitin e kaluar

Një studim i “Barcelona Institute for Global Health” ka llogaritur, se në Evropë vitin e kaluar ka pasur 47.000 të vdekur nga pasojat e temperaturave të larta.
Sidomos e prekur është Greqia (393 raste vdekjeje nga nxehtësia për 1 milionë banorë) dhe vendet e jugut europian, Bullgaria (229), Italia (209, Spanja (175) etj. Sipas të dhënave, gratë vdesin më shpesh nga pasojat e nxehtësisë se burrat. Por autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore, “Nature Medicine” thonë, se ndërkohë ka filluar edhe një adaptim i njerëzve në jug ndaj nxehtësisë.
“Rezultatet tona thonë, se në këtë shekull ka pasur më shumë procese adaptimi në shoqëri ndaj temperaturave të larta se më parë” gjë që i ka ulur ndjeshëm problemet dhe vdekshmërinë nga vapa, sipas studiueses nga Barcelona, Elisa Gallo. Ky ekip vlerësoi të dhënat e Eurostatit të 96 milionë rasteve të vdekjes për të vlerësuar vdekshmërinë në 823 rajone në 35 vende evropiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




