Stuhi e rrëshqitje dherash në Francë, Zvicër dhe Itali, të paktën 5 të vdekur

Stuhitë e egra dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë këtë fundjavë kanë lënë 5 persona të vdekur, thanë autoritetet lokale.
Tre persona humbën jetën në rajonin verilindor Aube të Francës, kur një pemë ra mbi makinën në të cilën ata po udhëtonin.
Në Zvicrën fqinje, dy persona vdiqën dhe një i tretë u zhduk pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në juglindje.
Shërbimet e urgjencës kanë evakuuar 300 persona, të cilët kishin mbërritur për një turne futbolli në Peccia, ndërsa 70 të tjerë u evakuuan nga një kamp pushimi në fshatin Mogno.
Në luginën Aosta të Italisë veriore pati përmbytjeve nga lumenjtë e fryrë nga reshjet e dendura.
Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po rrit ashpërsinë, frekuencën dhe kohëzgjatjen e ngjarjeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




