Suli: Belerin dhe Metën i rrëmbyen, Çyrbja shkoi si zotëri në burg

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari i Omonias, Marin Suli ka deklaruar në emisionin “3D” se drejtësia është me dy standarte sikurse u shpreh ai Beleri dhe Meta u rrëmbyen zvarrë ndërsa deputeti socialist Çyrbja u mor si zotëri.

“Po të shikoni nga Parlamenti kanë ikur  25 deputetë, i fundit ishte Çyrbja. Këta nuk arrestohen me të rrëmbyer apo me të tërhequr zvarrë rrugëve natën. Ata shkojnë i marrin si zotërinj, i thonë bëni valixhet gati se do të shkoni tek burgjet preferencial. I referohem këtu ndalimit të Belerit apo të zotit Meta dhe pse këtë të fundit nuk e njoh personalisht, por e rrëmbyen me një çetë, pa një bexh e pa të thënë. Belerin e kanë arrestuar natën”, tha Suli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme