Sulm me thikë në Finlandë, disa të plagosur në Tampere, një i dyshuar i arrestuar

Disa persona u plagosën sot në një sulm me thikë pranë qendrës tregtare “Ratina” në qytetin e Tamperes, Finlandë. Policia njoftoi se një i dyshuar është arrestuar dhe se situata tashmë është nën kontroll.
“Situata nuk është më e rrezikshme. Të plagosurit po marrin ndihmën e parë,” theksoi policia në një deklaratë, pa mundur të specifikojë menjëherë numrin e saktë të të plagosurve.
Menjëherë pas incidentit, disa makina policie dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, siç raportuan mediat lokale. Zona jashtë qendrës tregtare “Ratina” u rrethua dhe policia vijoi marrjen në pyetje të dëshmitarëve më shumë se një orë pas sulmit.
Tampere, një qytet me rreth 260,000 banorë, ndodhet 180 kilometra në veri të Helsinkit. Detaje të mëtejshme mbi motivet e sulmit dhe gjendjen e të plagosurve priten të bëhen publike në orët në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




