Sulmet izraelite-Vriten 9 persona në Iran

Botë | 1 vit më parë

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë në sulmet izraelite ndaj ndërtesave të banimit në Iranin veriperëndimor herët të martën sipas orës lokale, raportoi media shtetërore iraniane duke cituar një zyrtar rajonal.

Sipas zëvendësguvernatorit, sulmi në provincën Gilan plagosi 33 persona dhe shkatërroi katër njësi banimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, nga të vrarët dhe të plagosurit, mes tyre 16 gra dhe fëmijë.

Shtëpitë përreth u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi. Ndërkaq, nga ana tjetër në Izrael ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një pallati apartamentesh në Beersheba që u godit nga një raketë balistike iraniane këtë mëngjes.

Policia ka thënë se nuk ka raportime për njerëz të zhdukur, por se po kontrollojnë “dhomë më dhomë” në ndërtesën pjesërisht të shembur.

Ndërkaq, hapësira ajrore izraelite është rihapur pas breshërisë së raketave balistike iraniane.

Sipas Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit, qielli i Izraelit është rihapur për fluturimet hyrëse pas një mbylljeje të shkurtër për shkak të zjarrit të raketave balistike iraniane.

Më herët, presidenti amrikan Donald Trump tha se do të vendoset armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

Një zyrtar izraelit ka bërë të ditur se një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të mbetet në fuqi nëse të dyja palët e mbështesin atë.

“Trump njoftoi një armëpushim. Nëse të gjitha palët e mbështesin atë, ai do të hyjë në fuqi”, ka deklaruar një prej zyrtarëve izraelitë, raportojnë mediat izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme