Sulmet kibernetike, kryeparlamentarja Nikolla në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të marrë pjesë në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit me temë: “Terrorizmi në sytë e stuhisë”. Ky Samit organizohet nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael. Lajmi bëhet i ditur nga Kuvendi.
Në këtë Samit marrin pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë, si dhe ekspertë nga mjaft vende të botës.
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit, Nikolla, do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, duke u fokusuar në luftën kundër terrorizmit kibernetik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



