Sulmi i 7 tetorit, dorëhiqet kreu i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit

Botë | 2 vite më parë

“7 tetorin do ta kem gjithmonë në ndërgjegjen time”. Kështu u shpreh kreu i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës. Gjeneral major, Aharon Haliva, kishte njoftuar që në muajin prill se do të dorëhiqej dhe ishte një nga komandantët e lartë izraelitë që thanë se kishin dështuar në parashikimin dhe parandalimin e sulmit më vdekjeprurës në historinë e izraelit.

“Dështimi i trupave të inteligjencës ishte faji im”, u shpreh Halva ndërsa bëri thirrje për ndërmarrjen e një hetimi kombëtar për studimin dhe kuptimin e thellë të arsyeve që çuan lë luftën mes Izraelit dhe Hamasit.   

“Data 7 tetor, dita të cilën do ta mbaj në ndërgjegjen dhe shpatullat e mia, do të jetë me mua deri në ditët më të fundit. Nuk arritëm të përmbushnim betimin tonë. Zgjodha tia dedikoja jetën sigurisë së shtetit të izraelit. Si ushtar jam përpjekur të bëj më të mirën që mundesha dhe si komandat u përpoqa t’i shërbej kombit me devotshmëri”, u shpreh Haliva, i cili në detyrën e drejtorit të agjencisë së Inteligjencës ushtarake do të zëvendësohet nga gjeneral major Shlomi Binder.

Caktimi i këtij të fundit në këtë detyrë të lartë u kritikua nga familjet e viktimave të 7 tetorit që pretendojnë se nuk është hetuar mjaftueshëm roli i Binder në dështimin e parandalimit të sulmit të shate tetorit të shkuar.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme