Sulmi mbi Izrael, Qiriazi: Irani është midis dy zjarreve

Eksperti, Rediaon Qiriazi ka komentuar përshkallëzimin e rëndë mes Izraelit dhe Iranit. I ftuar në emisionin “3D” Qiriazi u shpreh se sipas tij Irani është midis dy zjarreve, pasi në njërën anë është legjitimiteti i tij dhe ana tjetër është duke ecur mbi një fushë të minuar.
Eksperti mendon se konflikti do të mbesë i izoluar për aq kohë që nuk do të jepet një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj që ky konflikt do të mbetet i izoluar, pra nuk nuk të ketë një konflikt rajonal për aq kohë që nuk do të jepet një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse që Izraeli të sulmojë Iranin e di shumë mirë që nuk mund ta bëjë këtë pa ndihmën e Amerikës. Të qenit në pozicionin e Iranit në këtë rast është shumë e vështirë pasi në këto momente ky shtet është midis dy zjarreve. Në një njërën anë është legjitimiteti i tij si një shtet i cili për një kohë shumë të gjatë ka pretenduar të mbrojë interesin e organizatave sheite në rajon dhe ana tjetër kemi një Iran që është duke ecur në një fushë të minuar. Irani është duke u përpjekur të ruaj një lloj balancimi mes ruajtjes së këtij kredibiliteti që ka në rajon dhe në të njëjtën kohë të garantojë vazhdueshmërinë e regjimit iranian”, tha Qiriazi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




