Sulmi në Lartësinë e Golanit, Hezbollahu gjuan mbi 50 raketa

Hezbollahu ka ndërmarrë një sulm tjetër në lartësitë e Golanit ku ka gjuajtur mbi 50 raketa. Si rezultati sulmit ka mbetur i lënduar një 30 vjeçar, janë dëmtuar disa shtëpi private. Ekipet e emergjencave theksuan se parandaluan një tragjedi pasi një depozitë gazi u dëmtua dhe ata ndaluan rrjedhjen. Sulmi ndodhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me negociatorët nga Egjipti dhe Katari, në përpjekjen diplomatike për të arritur një armëpushim në luftën në Gazë.
Hezbollahu tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror izraelit në thellësi të Libanit që shkaktoi 1 viktimë dhe plagosi 19 të tjerë. Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr vazhdimisht.
Izraeli mori Lartësitë e Golanit nga Siria në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967 dhe më pas i aneksoi. SHBA-ja është i vetmi vend që e njeh aneksimin e Izraelit të këtij territori, ndërkaq pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Golanin si territor të pushtuar sirian.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




