Syri i Kaltër rihap dyert – Dyndje turistësh vendas e të huaj, vlerësojnë natyrën dhe infrastrukturën
Turistët e parë që prej ditës së djeshme i janë drejtuar parkut, duke shijuar natyrën dhe bukurinë e këtij oazi të gjelbëruar.
Ndërkohë që, sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në vlerësimin paraprak, këtij parku mendohet t’i jetë dëmtuar nga zjarri rreth 30.66 hektarë sipërfaqe.
“Vij nga Parisi, është hera ime e parë në këtë vend. Më pëlqen shumë, është një vend magjik, uji, natyra, çdo gjë është e mrekullueshme”, shprehet turistja.
“Jam nga Franca. Kam ardhur së bashku me familjen. Jemi duke vizituar Syrin e Kaltër, është shumë i bukur”, tha turisti.
Vizitorët mund të shijojnë shtigje natyrore për ecje, si dhe të eksplorojnë natyrën e paprekur të zonës.
Gazetare: L. Fili
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



