Taulant Balla takim me filantropin bullgar Milen Vrabevski, fokus te bashkëpunimi rajonal

Aktualitet | 5 muaj më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me filantropin bullgar dhe themeluesin e Bulgarian Memory Foundation, Milen Vrabevski.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e iniciativave kulturore, arsimore dhe rinore në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes vendeve të Ballkanit.

”Mirëprita Milen Vrabevski, filantrop dhe themelues i Bulgarian Memory Foundation, një personalitet i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të të rinjve, kulturës dhe bashkëpunimit rajonal. Vlerësuam rolin që kanë iniciativat kulturore, arsimore dhe rinore në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme