Të dehur në timon dhe me shpejtësi- Policia Rrugore në Fier, plan masash për të ndaluar shkelësit
Drejtuesit e automjeteve nën efektin e alkoolit vijojnë të mbeten ndër problematikat më shqetësuese për Policinë Rrugore në qarkun e Fierit edhe gjatë muajit Maj. Shifrat tregojnë për drejtues në moshë të re të kapur në gjendje të dehur ndërsa është shënuar rritje krahasuar me muajt e tjerë
Sipas shefit të qarkullimit rrugor, Rustem Plaka problem mbeten rrugët rurale, ku shpesh nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
“Lëvizja e mjeteve që janë në këto akse rurale nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, të cilët hyjnë në këto akse rrugore, vijnë nga arat apo nga vende të tjera. Por nga ana jonë është marrë masë në vazhdimësi për këto akse rrugore. Nga ana e Policisë Rrugore, këto akse janë të monitorueshme me patrullat e Policisë Rrugore, me mjete shpejtësimatëse, siç janë radari dhe mjeti inteligjent”, tha Plaka.
Vetëm gjatë muajit maj ne qarkun Fier janë vendosur rreth 11 mijë masa administrative, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




