Të eksplorosh me biçikletë, çifti nga Belgjika tur në Shqipëri

Sociale | 2 vite më parë

Një çift të moshuarish nga Belgjika Monik dhe Pari prej vitesh po udhëtojnë në gjithë botën me biçikleta. Këtë vit ata në itinerarin e tyre kanë zgjedhur të përfshijnë edhe Shqipërinë me të cilën u njohën nëpërmjet një reportazhi.

“Kemi vite që udhëtojmë me biçikleta, na pëlqen shumë natyra dhe e shijojmë më shumë udhëtimin kështu. Këtë vit zgjodhëm edhe Shqipërinë për ta vizituar. E pamë në një reportazh na pëlqeu shumë dhe vendosëm ta vizitojmë nga afër”, shprehet turistja.

“Shqipëria po na pëlqen shumë është shumë e bukur , po e eksplorojmë prej gati një jave me biçikleta , sot kaluam nga Gjirokastra dhe po drejtohemi drejt Sarandës”, vlerësoi turisti.

Çifti nga Belgjika thotë se veç  natyrës janë tepër të interesuar edhe për historinë e qyteteve që vizitojnë

“Njihemi edhe me historinë pasi është  pjesë shumë e rëndësishme kur viziton një shtet apo një qytet . Shqipëria ka histori shumë të veçantë.

Vendasit na kanë treguar më shumë për Shqipërinë dhe historinë e saj , kemi lexuar pak edhe nëpër libra , qytet me histori shumë të bukur edhe Gjirokastra edhe Saranda”, shprehen ata.

Janë të shumtë turistët që zgjedhin që udhëtimin e tyre në Shqipëri ta bëjnë me biçikleta kjo pasi shihet prej tyre si një mënyrë më e mirë për të shijuar natyrën.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme