Të huajt pëlqejnë pijet tradicionale, vera dhe rakia e Përmetit në zgjedhjet e tyre

Në Përmet tradita e prodhimit të rakisë dhe verës është thelbësore për kulturën dhe ekonominë lokale. Rajoni është i njohur për prodhimin e verës sidomos të verës së kuqe në varietete të ndryshme, por pa lënë mënjanë verën e bardhë apo rakinë.
Zhvillimin i turizmit dita-ditës po rrit interesimin për produktet artizanale gjë që ka ndihmuar në promovimin e këtyre traditave dhe rritjen e njohjes ndërkombëtare të verës dhe rakisë së Përmetit.
Në një ndalesë që patëm në një prej kantinave të zonës ku takuam dy turist të huaj ata u shprehen se kanë provuar në Bar-Restorante pije tradicionale të zonës dhe kanë shije të veçante.
Marsel Bejko administrator i një kantine vere shprehet se pothuajse çdo ditë të huajt ndalojnë në kantinë vizitojnë ambientet si dhe testojnë pijet e prodhuara.
Zhvillimi i turizmit dhe rritja e interesit të të huajve për pijet tradicionale po krijon një impakt pozitiv që ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës lokale.
Gazetare: Eriselda Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




