Të paktën 100 të vdekur nga sulmi izraelit në shkollën e qytetit

Të paktën 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës.
Zyra e mediave e qeverisë së kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha se ushtria izraelite sulmoi shkollën Al-Tabeen, e cila po përdorej si strehë për personat e zhvendosur, gjatë lutjeve islame të mëngjesit.
Dhjetra viktima u dogjën prej sulmit. Transmetuesi me bazë në Katar, Al Jazeera gjithashtu raportoi më shumë se 100 të vdekur.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë më herët se forcat ajrore të vendit “goditën me saktësi terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit të ngulitur në shkollën Al-Taba’een dhe që ndodhet ngjitur me një xhami në Daraj Tuffah, e cila shërben si një strehim për banorët e qytetit të Gazës”.
IDF tha se qendra “shërbeu si një strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit”.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




