Te “Pylli i Arinjve” në Prishtinë, ku gjetën shpëtim 20 arinj që rrinin në kafaze, 3 nga Shqipëria
Nëse ne në Shqipëri arinjtë i shohim edhe nëpër resorte, bar-restorante që i mbajnë në kafaze për të kënaqur vizitorët, pa pyetur për nevojat për hapësirë të kafshëve, në Kosovë i kanë dhënë fund këtyre historive .
Që nga marsi i vitit 2013, dmth fiks 8 vite më parë afër Prishtinës u krijua kjo qendër për edukim mjedisor e quajtur “Pylli i Arinjve”, me mbështetje të fondacionit “4Purtrat” me seli në Vjenë të Austrisë, ku jetojnë më në fund në kushte të përshtatshme 20 arinj, të marrë nga kafazët e restoranteve në Kosovë por tre edhe nga Shqipëria.
Në 16 ha që ka si sipërfaqe qendra e pajisur edhe me bar-restorant, mjedise frigoriferike për ushqimin e arinjve, kryesisht fruta-perime, 10 ha janë vetëm për arinjtë.
Një ari sipas normave më të mira, ka 5000-6000 metra katrorë brenda një pylli të madh që kënaq cdo vizitor, duke u bërë edhe një atraksion turistik, pak i njohur dhe vizituar nga turistët nga Shqipëria.
Kjo qendër në Kosovë ka shpëtuar edhe ariun e kopshtit zoologjik famëkeq safari në Fier. Por Kosova ka miratuar edhe një ligj që e ndalon rreptësisht mbajtjen e arinjve në kafaze.
Por ende problem mbeten kafshë t e rrugë s, lë në pa një zgjidhje dinjitoze si në Kosovë edhe Shqiperi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




