Të rinj që frymëzojnë – Dy të rinjtë nga Maliqi që i përkushtohen bujqësisë

Sociale | 2 vite më parë

Vitet e fundit bujqësia është duke u përballur me vështirësi sidomos nga mungesa e fuqisë punëtore, pasi një pjesë e të rinjve kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

Por për dy të rinjtë nga Maliqi ka ndodhur ndryshe.  Ata kanë zgjedhur të punojnë dhe të investojnë në bujqësi.

Roxhens Zgorani fermer nga fshati Pocestë ka investuar ne mbjelljen e fidanëve të domateve duke sjellë dhe një sistem jo shumë të përhapur në qarkun e Korçës.

“Duke marrë parasysh dhe problemet me krahun punëtor, punën dhe kostot e rritura të cilat vijnë më vonë. Fillova kultivimin dhe deri tani jam shumë i kënaqur për faktin sepse puna ka ecur shumë mirë. Kemi mbaruar deri tani shtrimin e sistemit me pika plastmasën dhe mbjelljen e fidanëve”, u shpreh Roxhens Zgorani, fermer.

Jashar Telhollarit agronom i lartë ka ndjekur që në hapat e para fermerin nga fshati Pocestë duke e orientuar drejt sistemit të avancuar të vaditjes me pika, një sistem i cili ndikon pozitivisht në lehtësimin e procesit te ujitjes.

“Ujitja me pika e ujit bimën ngadalë, nuk shkakton erozion, nuk shkakton shpëlarje të elementëve. Nuk mund të merret parasysh një punë e tillë kolosale pa bërë një analizë paraprake.  Ne me anë të kësaj analizë kemi siguruar një plan ushqimi duke parë mungesat e kësaj toke ne do ta sigurojmë”, u shpreh Jashar Telollari, agronom i lartë.

Kjo risi e aplikuar nga dy të rinjtë ka ndikuar drejtpërdrejt ne lehtësimin e punës, duke u dhënë aty komoditetin ti kushtohen bujqësisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme