Të rinjtë drejt arsimit profesional, më shumë praktika tek bizneset, treg i sigurt punësimi

Nisja e vitit të ri shkollor shënon një numër më të lartë të nxënësve që ndjekin shkollat profesionale. Hovi që ka marr sektori i turizmit në vend ka rritur kërkesën për punësimin e të rinjve. Anila Shehu drejtoreshë e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, në Tiranë thotë se ky vit ka sjell risi, ndërsa është rritur numri i nxënësve.
Për drejtoreshën Shehu ajo që vihet re është se shumë prej të rinjve që ndjekin shkollën profesionale, nuk synojnë largimin jashtë vendit.
Praktika me bizneset partnere është një rrugë e sigurt drejt punësimit të këtyre të rinjve.
Shkolla e mesme e Hoteleri-Turizmit është në partneritet me 220 biznese, ku zhvillojnë praktikën rreth 600 nxënës.
Gazetare: E. Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




