Teatri “Bylis” çel sezonin e ri- “Iluzione bashkëshortore”, premiera që ngriti siparin
Teatri i Bylisit Fierit ka çelur sezonin e dytë teatror për vitin 2026 me komedinë “Iluzione bashkëshortore” të Erik Asous, me regji dhe skenografi të Artan Imamit. Në skenë u ngjitën aktorët Indrit Çobani, Andja Xhunga dhe Donald Sheho.
Në qendër të komedisë është sinqeriteti mes çiftit. Pyetja që ngrihet me këtë komedi pak dramatike është nëse sinqeriteti 100% brenda çiftit e forcon jetëgjatësinë e martesës apo të vërtetat janë edhe paksa të rrezikshme.
“Pyetja që ngrihet me këtë komedi pak dramatike është nëse sinqeriteti 100% brenda çiftit e forcon jetëgjatësinë e martesës apo të vërtetat janë edhe paksa të rrezikshme”, tha Imami.
Për aktoren Andja Xhunga, hyrja në mentalitetin e personazhit nuk ishte e lehtë, por pritja e publikut ishte pozitive.
“Shtysa e kësaj femre për t’u hakmarrë ndaj gjithë tradhtive të burrit, për t’u hakmarrë në një mënyrë shumë të ndershme ishte shumë e bukur. Po këtë duhet ta zbulojë publiku”, tha ajo.
Sezoni vijon me produksione të reja nga regjisorë të njohur të teatrit shqiptar. Xuliano Briskaj sjell premierën “Mama”. Besmir Bitraku komedinë “Për një fjalë goje”. Andja Xhunga “Prindër të dashur”, ndërsa Kiolondo premierën “Zonja e Bujtinës”.
“Duam të përmend këtu që dy shfaqje premierë do të jenë me trupën artistike të teatrit Bylis”, tha Driana Mile, Drejtoreshë e Artit dhe Kulturës, Fier.
Krahas premierave, këtë sezon në teatrin Bylis do të rikthehet edhe komedia “24 orë nga jeta e një votuesi”, me regji të Driada Dervishit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




