Temperaturat ekstremisht të larta, mjeku: Rrezikojnë të sëmurët kardiakë

Sociale | 2 vite më parë

Temperaturat e larta dhe i nxehti ndikon ne shtimin e numrit të  personave që shfaqin çrregullime apo patologji kardiake të cilët kane nevoje për shërbim mjekësore.

Mjeku kardiolog Edvin Kovaci shpjegon se askush nuk është imun ndaj temperaturave të larta, madje problemet me zemrën gjatë kësaj stine mund të shfaqen edhe te të rinjtë.

Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundja pulmonare janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta.

Mjeku kardiolog Edvin Kovaci shpjegon masat parandaluese dhe kur duhet të jen vigjilentë pacientet.

“Kryesisht janë fëmijët dhe moshat e thyera. Duhet të shmangim periudhat e nxehta, të hidratohemi duke përdorur sa më shumë lëngje dhe duke shmangur ushqimet e thata. Të përdoren kapelet, çadrat për të shmangur rrezatimet”, tha mjeku.

Gjate kësaj periudhe në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim mjekësorë rreth 80 -90 pacientë, si tek moshat pediatrike, kryesisht për sa i përket helmimit, por dhe të të rriturit ku nuk kanë munguar raste e trajtuar të pacientëve që vuajnë nga problemet me zemrën.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme