Tenis, Boris Becker rrezikon deri në 7 vite burg

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boris Becker, ish-tenisti i njohur gjerman, rrezikon deri në 7 vite burg për falimentim të rremë. Becker, një nga ikonat e këtij sporti, është nën hetim në Londër, pasi ka fshehur disa të mira materiale, mes të cilave një apartament në zonën e Chelsea të Londrës, dy prona në Gjermani si dhe 1.2 milionë stërlina “cash”, pa përmendur aksione të ndryshme.

Sipas “The Guardian”, ndaj ish-tenistit janë 19 akuza, përshi edhe një për evasion fiskal dhe mashtrim të drejtësisë. Ish-numri 1 në botë ka qenë vetë dje i pranishëm në procesin gjyqësor që ka nisur në Londër, që mund t’i krijojë mjaft probleme në të ardhmen.

“Deri sa të provohet e kundërta jam i pafajshëm. I mohoj kategorikisht akuzat karshi meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore që kam në dispozicion. Besoj te drejtësia dhe avokatët e mi do ta tregojnë pafajësinë time”, tha Becker, që në rast se shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme