Tenis, Carlos Alcaraz është “Mbreti” i ri i Parisit

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Carlos Alcaraz është Mbreti i ri i Parisit! Spanjolli fiton Roland Garros 2024 duke mposhtur Sascha Zverev në finale me rezultatin 3-2 (6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2) në një sfidë që zgjati më shumë se katër orë.

Një betejë e jashtëzakonshme sportive, e fituar në distancë nga Carlitos, i cili – siç ndodhi në gjysmëfinale me Sinner – rikuperoi pasi e pa veten në disavantazh 2-1 pas setit të tretë.

Spanjolli ishte më i kthjellët në dy setet e fundit, me Zverev që pagoi gati 20 orë lojë para finales. Për Alcaraz është Slami i tretë në karrierën e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme