Tenis, Roland Garros: ndalet Federer, Berrettini në çerekfinale

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Roger Federer përshëndet para kohe Open French. Tenisti zviceran vendosi të tërhiqet për shkak të problemeve fizike, si rezultat I maratonës së raundit të tretë kundër Koepfer dhe e njoftoi atë në rrjetet e tij sociale: “Unë e njoh trupin tim, nuk mund të shtyj shumë”, fjalët e tij. Humbja e Federer hap rrugën për Matteo Berrettini, rivali i tij i caktuar në raundin e katërt, i cili fluturon direkt në çerekfinalet e Roland Garros, ku ai do të takojë njërin mes Djokovic dhe Musetti.

“Pas disa diskutimeve me ekipin tim vendosa të tërhiqem nga French Open – fjalët e Federer – Pas dy operacioneve në gju dhe mbi një vit rehabilitimi është e rëndësishme të dëgjoj trupin tim dhe të jem i sigurt që të mos shtyj shumë shpejt në rrugën e rikuperimit. Jam i lumtur që kam luajtur tri ndeshje, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme