Tentoi të vidhte para në banesën e një të moshuari dhe e dhunoi e kanosi me thikë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar të arrestuar në Fier, pasi akuzohet për tentativë grabitjeje me dhunë ndaj një të moshuari.
Në pranga ra shtetasi me inicialet P. Dh., 53 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në orët e para të datës 18.04.2026, i maskuar, është futur në banesën e një të moshuari në këtë fshat.
Gjatë ngjarjes, 53-vjeçari dyshohet se e ka dhunuar dhe kanosur me thikë të moshuarin, me qëllim vjedhjen e një shume parash, por është larguar pa mundur të marrë asgjë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




