Tepelenë/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërton aksin Salari-Sinanaj

Ekonomi | 6 vite më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar  në  Gjirokastër, ka nisur rikonstruksionin e aksit rrugor  Salari-Sinanaj. Ky segment me gjatësi rreth 15 km lidh qytetin  e Tepelenës me  dy njësi administrative.Ky rehabilitim , është parashikuar në një afat kohor prej gjashtë muaj . Ndërtimi I këtij aksi rrugor do të ketë në vetvete të gjitha parametrat e një rruge bashkëkohore si , trotuare , kalim për kafshët që bëjnë udhëtimet malore si dhe ndërtimin e veprave të artit.

”Aksi  në një gjatësi prej 15 km dhe gjerësi 4.5 metra, synon jo vetëm zhvillimin turistik,  por do t’ju vijë në ndihmë banorëve, që jetesën e kanë të lidhur ngushtë me bujqësinë e blektorinë. Infrastruktura, për këtë zonë ishtë mjaft emergjente.Investimi është nga Autoriteti Rrugor, ndërsa parametrat janë përshtatur për një aks kombëtar, pasi është një segment  lidhës me bregdetin e Vlorës.Përfundim I ndërtimit të rrugës pritet të jetë në efiçencë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm”, shprehet Aristotel Noni, Inxhinier pranë  Autoritetit Rrugor Gjirokastër

Më parë ky aks i rëndësishëm i Labërisë ishte totalisht në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e banorëve të zonës dhe transportit të produkteve.Përtej impaktit të pritshëm afatgjatë në aspektin ekonomik, kjo rrugë siguron dhe një zgjidhje përfundimtare në drejtim të turizmit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme