Testi për klasat e pesta në Kukës, risi përfshirja në provim e nxënësve me aftësi ndryshe

Sociale | 2 vite më parë

576 nxënës të arsimit fillor në bashkinë Kukës i janë nënshtruar sot provimit të vlerësimit të arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024. Ky provim synon të vlerësojë njohuritë dhe kompetencat bazë të fituara nga nxënësit në 3 lëndë. 

Risi këtë vit ishte përfshirja në provim e nxënësve me aftësi ndryshe. 

Testimet për bashkinë e Kukësit u zhvilluan në 11 qendra dhe zgjati 1 orë e 30 minuta dhe u mbikqyr nga administratorë të trajnuar nga zyrat arsimore. 

Ky provim, vjen si një test studimor në kuadër të kurrikulës së re arsimore dhe nuk vlerësohet me notë, por me pikë. 

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme