Teuta nuk ndalet në merkato, durrsakët zyrtarizojnë blerjen e re

Teuta po tregohet shumë aktive në këtë merkato vere. Një erë e re ka nisur në klubin durrsak dhe drejtuesit e rinj po mundohen që të ndërtojnë një skuadër sa më kompetitive për sezonin e ri.
Klubi nga Durrësi njofton se ka siguruar shërbimet e David Fadairo, një lojtar me eksperiencë, që ka luajtur më herët në Çeki, Qipro dhe Austri.
“David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës! Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit. Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Teuta ka afruar deri më tani në skuadër emra si: Ardit Toli, Sebastian Gonzales Zela, Albi Doka, Arlis Shala, Harallamb Qaqi, Florian Përgjoni dhe Gentian Selmani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




