Thirrje homofobike kundër Guardiolës në Champion, Real Madridi humbet apelin në CAS

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Real Madridi e ka humbur apelimin kundër UEFA-s pasi u gjobit me 35,000 dollarë për thirrje homofobike të tifozëve kundër Pep Guardiolës gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Gjyqtarët në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendosën se fraza “ishte me natyrë të rëndë diskriminuese, shumë më serioze dhe e dëmshme sesa satira dhe shakatë e pranueshme”.

Vendimi i detajuar i gjykatës është publikuar tani, duke shpjeguar refuzimin e apelimin nga tre gjyqtarët muajin e kaluar. Real Madridi priti Manchester Cityn në shkurt të vitit të kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme