Thomas Bach: Olimpiada vitin tjetër ose anullohet fare

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të parashikuara për t’u zhvilluar këtë vit janë shtyrë për vitin tjetër për shkak të koronavirus. IOC dhe organizatorët e Olimpiadës kanë vendosur prej kohësh që ky event të zhvillohet në datat 23 korrik-8 gusht të vitit 2021.

Presidenti i IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, ka deklaruar se në rast se kjo Olimpiadë nuk zhvillohet as vitin tjetër, atëherë ajo do të anullohet. Kohët e fundit janë shtuar zërat se Olimpiada japoneze është në rrezik.

“Na vjen keq që u shty, por u bë për të mirën e të gjithëve. Ne urojmë që ajo të zhvillohet pas një viti, duke shpresuar që situata të jetë përmirësuar. Në rast se do të shtyhet sërish, atëherë është më mirë të mos zhvillohet fare”, tha Bach.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme