Tingujt e Mesdheut – Në program këngë të njohura nga vende të Mesdheut
“Tingujt e Mesdheut në Tiranë” është koncerti i cili ka ardhur në sheshin “Bukureshti”. Një program të pasur ka sjellë ky koncert me këngë të trashëgimisë shqiptare së bashku me këngë të njohura nga vende të Mesdheut.
“Është një koncert shumë i veçantë sepse artistë nga Italia do të këndojnë kulturën tonë”, u shpreh organizatori i koncertit.
Artistët kanë performuar disa nga këngët më të bukura shqiptare për të vijuar koncertin me perlat e muzikës mesdhetare. Programi i larmishëm është përcjellë me emocion te publiku ku është duartrokitur gjatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




