Tirana do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027, Rama: Vendimi u mor unanimisht
Pas dy vjetësh, në Tiranë do mbërrijnë liderët më të fuqishëm të botës, pasi për herë të parë në histori, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATOS.
Ky vendim historik për vendin tonë u zyrtarizua gjatë Samitit të Hagës, ashtu edhe në deklaratën përfundimtare të tij. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se vendimi u mor në mënyrë unanime.
“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan kryeministri, teksa publikon foto nga mbajtja e Samitit në Hagë.
Në Samitin e Hagës, NATO miratoi planin e ri të shpenzimeve, sipas së cilës shtetet anëtare zotohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 për të siguruar që detyrimet individuale dhe kolektive të përmbushen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




