Tirana, e sigurtë drejt finales së Kupës

Tirana ka hedhur hapin e parë drejt kalimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa në një ndeshje që nuk ka zgjatur më shumë se sa një orë e 30 minuta ka mundur Partizanin, 3-0. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga salla olimpike “Feti Borova”.
Të dy skuadrat me shumë ndryshime dhe me lëvizje në merkaton e dimrit, madje Partizani ka kthyer dhe trajnerin turk Nexhat Sançak. Por në fund ka triumfuar Tirana. Madje bardheblutë e Amarilda Prengës kanë arritur që të dominojnë gjithçka pas setit të parë, të cilin e kanë fituar me përmbysje, 25-20. 25-17 dhe 25-12 dhe në fund 3-0 për Tiranën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




