Tirana- Ibraimi, mbyllet bashkëpunimi

Agim Ibraimi nuk është më drejtor sportiv i Tiranës. Një lajm që përflitej prej kohësh, por ditën e mërkurë është vendosur që të mbyllej ky bashkëpunim. Ishte një vit i lodhshëm e sfidues, me Tiranën që kërkoi të rikompozohej, duke nisur pikërisht me Ibraimin, njeriu i cili drejtoi linjat e klubit, mbi të gjitha merkaton, por që në fund të sezonit la presidencën të pakënaqur si në aspektin e rezultateve ashtu edhe për mënyrën sesi u menaxhua situata e lojtarëve.
Edhe pse nuk ka patur përplasje mes palëve, duket se filozofia e klubit me atë të drejtorit ishte e ndryshme dhe në drejtime të kundërta. 18 lojtarë të marrë nga Ibraimi këtë sezon, një shifër në të cilën vetëm pak lojtarë spikatën, si Jarmouni, Dembele dhe Kola, lojtarë që në verë mund të sakrifikohen nëse paraqiten oferta të kënaqshme, megjithatë gjithçka do të varet nga politikat që do të sjellë drejtori i ri sportiv.
Tirana e sezonit të ri do të marrë jetë nga 1 qershori e në vazhdim. Për pasuesin e Ibrahimit, emri i parë që përflitet është një rikthim i Tefik Osmanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




