Tirana nën ritmin e modës, “Albania Fashion Week 2026” rikthehet me edicionin e dytë

Kulturë | 7 muaj më parë

Tirana është gati të përjetojë pulsimin e modës. Nga 10 deri më 12 prill, Albania Fashion Week 2026 rikthehet në kryeqytet, duke sjellë edicionin e dytë pas debutimit të suksesshëm në tetor.

Për tre ditë radhazi, pasarelat do të kthehen në skena ku ndërthuren kreativiteti, identiteti dhe fryma bashkëkohore, në një dialog të gjallë mes dizajnit vendas dhe atij ndërkombëtar.

Koleksionet më të fundit, materialet inovative dhe qasjet e reja estetike pritet të ndikojnë jo vetëm trendet e sezonit, por edhe drejtimin e ardhshëm të modës shqiptare.

Më shumë sesa një seri sfilatash, “Albania Fashion Week” synon të jetë një platformë lidhëse mes krijuesve dhe industrisë, duke i dhënë hapësirë të rëndësishme edhe talenteve të reja për t’u prezantuar dhe për të ndërtuar ura konkrete me tregun.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme