Tirana, përballë Riker Komanos

Tirana në volejboll për meshkuj në mesditën e së martës ka mësuar kundërshtarin e saj në Challenge Cup. Kështu në raundin e 1/32 të finaleve, më 11-13 tetor dhe 18-20 tetor, Tirana e Arben Sakos do të ketë përballë sllovakët e Riker Komanos. E nëse kalon këtë skuadër në raundin e 1/16 të finaleve të Challenge Cup, Tirana do të përballet me Olimpiakosin e Pireut, kjo më 8-10 nëntor dhe 15-17 nëntor 2022.
Për Tiranën, që është kampione në fuqi e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, por dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, Kupës së Pavarësisë, Ligës “Gjergj Kastrioti”, ky është rikthim pas gati 26 vitesh në arenën ndërkombëtare. Gjithnjë me shpresën për të bërë mirë në Europë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




